Array

Horoskopi javor (13 – 19 prill 2015)

Must Read

Osmani: Konferenca e parë ndërqeveritare në dhjetor

Në intervistën për Agjencinë Evropa, të dhënë gjatë vizitës së tij në Bruksel, ministri i Punëve të...

SHBA: Rusia dhe Kina veprojnë në mënyrë aktive në Ballkan

Rusia dhe Kina janë aktive si forca të jashtme në Ballkan dhe vizita e sekretarit të shtetit...

Shqipëri, gjendet i vdekur në rrugë një 66-vjeçar

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se një 66-vjeçar është gjetur i vdekur në rrugë në qytetin e...
- Advertisement -

Dashi

Dielli do ndikoje pozitivisht këtë jave ne jetën tuaj ne çift dhe do ua ngrohe se tepërmi atmosferën. Do i sqaroni menjëherë disa probleme dhe do jeni te qete. Beqaret do kenë fat nga mesi i javës kështu qe bëjnë mire te mos e humbasin asnjë mundësi. Sektori i financave do ketë plot turbullira. Nuk do e kontrolloni dot veten dhe do kryeni shpenzime te paimagjinueshme. Kujdes sepse pasojat me te mëdha do i ndjeni me vone. Shëndetin do e keni me tepër ne vëmendje dhe do përkujdeseni. Ne pune do bëni gabime te mëdha për shkak te impulsivitetit. Nga ana tjetër do ju mungoje shpesh edhe përqendrimi tek thelbi i gjerave. Jeta familjare do jete ne harmoni te plote.

- Advertisement -

Demi

- Advertisement -

Jeta juaj ne çift do jete e mbushur me peripeci gjate kësaj jave. Asnjë dite nuk do jeni te qete dhe here pas here do jeni ne merak për çfarë mund te ndodhe. Qe nga dita e mërkurë gjerat do fillojnë te qetësohen disi. Beqaret do jene mjaft indiferente ndaj ftesave qe do ju bëhen duke humbur kështu mundësi te shkëlqyera. Ne planin financiar duhet patjetër te bëni një riorganizim te situatës ne te cilën ndodheni ne mënyrë qe gjendja te përmirësohet pak nga pak. Shëndeti nga ana tjetër do jete disa probleme. Mund te prekeni nga virozat e stinës dhe nuk do ndiheni mire. Ne pune vështirësitë do jene te pafundme dhe disa mund ta lëshojnë veten tërësisht. Familja e qete.

- Advertisement -

Binjaket

Jave e kënaqshme kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni mjaft mire pranë partnerit dhe se bashku do merrni vendime me rëndësi. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare nga mesi i javës dhe  mund te fillojnë edhe ndonjë lidhje te qëndrueshëm. Vijimësia do varet mjaft edhe nga sjellja e tyre. Financat do ndikohen negativisht nga yjet. Nuk do arrini dot te ruani ekuilibrin. Për shëndet me te mire duhet te merreni me sport dhe here pas here te çlodheni. Ne pune do lodheni se kërkuari zgjedhjet me te mira, por rezultatet qe do arrini do jene te paimagjinueshme. E keni ëndërruar prej kohesh këtë sukses. Ne familje do mbizotëroje rutina.

Gaforrja

Gjeni mënyrën e duhur këtë jave për t’i kërkuar falje partnerit për gabimet e bëra. Nëse me kokëfortësi vazhdoni te mendoni se keni pasur te drejte, gjithçka do ju ece keq dhe pak nga pak do vije fundi i lidhjes. Beqaret nuk duhet t’iu besojnë verbërisht te gjitha propozimeve qe do ju bëhen sepse disa do tallen dhe mund t’i lëndojnë.  Me shpenzimet duhet te tregoheni te arsyeshëm duke qene se situata do mbetet delikate. Për shëndet te mire duhet te ushqeheni ne mënyrë te ekuilibruar dhe mos e teproni me pagjumësinë. Ne pune do jeni me te vendosur se kurrë te arrini atje ku keni dashur dhe për këtë do bëni çfarëdo lloj sakrifice. Jeta familjare do ece si e keni imagjinuar.

Luani

Venusi do e beje atmosferën fantastike këtë jave ne jetën tuaj ne çift. Do dashuroheni si te çmendur me atë qe keni ne krah dhe do harroni çdo problem  te se shkuarës. Beqaret nuk do ndihen gati te ndryshojnë statusin e tyre edhe pse disa persona do i pëlqejnë tej mase. Financat do jene edhe me te mira nga sa e kishit menduar. Do arrini te hiqni edhe disa para mënjanë qe te siguroni edhe te ardhmen. Gjendja shëndetësore do filloje te behet delikate duke filluar nga dita e mërkurë. Mos i neglizhoni shqetësimet, qofshin ato edhe te vogla. Ne pune do jeni me ambicioze se me pare dhe do arrini lehtësisht atje ku keni dashur. Jeta familjare do jete e kënaqshme.

Virgjeresha

Do tregoheni me te ëmbël këtë jave me atë qe keni ne krah dhe marrëdhënia ne çift do jete e kënaqshme. Gjithçka te shkuar do e lini pas krahëve. Beqaret do fillojnë histori dashurie qe ditët e para dhe gjithçka do ju duket me ndryshe. Sektori i financave nuk do jete shume i rrezikuar, megjithatë mire është te tregoheni sa me te kujdesshëm qe te mundeni me shpenzimet. Po hoqët ndonjë para mënjanë do ishte mrekulli. Gjendja shëndetësore do vazhdoje te mbetet e trazuar edhe për disa kohe. Mos e teproni me medikamentet dhe flisni menjëherë me një mjek specialist. Sektori profesional do ju sjelle kënaqësi te pafundme. Do arrini atë qe doni për çdo detyre qe do iu jepet. Jeta familjare do jete e qëndrueshme.

Peshorja

Partneri do kërkojë te komandoje gjate gjithë kësaj jave dhe kjo do ju acaroje pa mase. Mund te lindin edhe debate te jashtëzakonshme te cilat mund t’iu bëjnë t’i mendoni gjerat ndryshe nga me pare. Beqareve do ju realizohen ëndrrat me te bukura ne momentet qe me pas i presin. Bëjini sytë katër gjithmonë. Sektori i financave do jete goxha i mire. Nuk do nxitoheni për asgjë dhe do reflektoni para se te hidhni hapa. Shëndeti mund te ketë vetëm disa shqetësime te vogla, si për shembull ndonjë dhimbje koke apo dhimbje shpine. Gjithçka do kaloje pa pasoja te renda. Ne pune do jeni te përgjegjshëm për veprimet qe do hidhni. Priten ndryshime rrënjësore. jeta familjare nuk do jete shqetësuese.

Akrepi

Jave tejet pasionante dhe e mbushur me emocione kjo për ata qe janë ne një lidhje. Shfrytëzojeni çdo moment dhe dashurohuni gjithë kohës pa dorashka me partnerin. Beqaret do rrezikojnë tej mase, por ama do e bëjnë për vete personin qe kane pëlqyer prej kohesh. Ne planin financiar do jeni me shume fat. Buxheti do filloje pak nga pak te rritet. Shëndeti nuk do jete çdo dite i mire. Mund te keni edhe ndonjë shqetësim për shkak te motit apo për shkak te pakujdesit me ushqimet. Mos konsumoni gjithë kohës ushqime te thata. Ne pune do i kaloni me lehtësi pengesat dhe do arrini shpejt atje ku e keni planifikuar. Jeta familjare do jete mjaft e kënaqshme.

Shigjetari

Gjate kësaj kohe nuk do keni shume kohe për t’ia kushtuar partnerit dhe do e lini atë pas dore. E mira është te flisni dhe t’ia shpjegoni situatën para se ai te mërzitet. Beqaret do përballen me zhgënjime qe ditët e para dhe nuk do kenë me guxim te joshin dike. Prisni edhe disa kohe sepse do vije edhe dita juaj. Ne planin financiar duhet ta shtrëngoni pak rripin ne mënyrë qe gjendja te vije duke u stabilizuar. Mendoni edhe për te nesërmen. Shëndeti do jete akoma me i mire nëse merreni me not, bëni ushtrime fizike dhe ushqehuni me maturi. Ne pune intuita nuk do ju lere aspak te gaboni. Priten arritje goxha te mëdha. Jeta familjare do jete e tensionuar ditët e para te javës.

Bricjapi

Do ndani te njëjtat mendime me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe bashkëpunimi ne çift do forcohet me tepër. Mbrëmjet do jene akoma me pasionante dhe te zjarrta. Beqaret do jene spontane dhe do bëjnë atë qe do ju thotë zemra për momentin. Do dalin te fituar. Financat nuk do kenë asnjë problem sepse do jene te afërmit qe do ju mbështesin gjithë kohës. As gjendja shëndetësore nuk do jete problematike, përkundrazi energjia dhe dinamizmi do ju karakterizojnë. Ne pune here pas here mund te acaroheni me disa kolege, por nuk duhet te lejoni qe kjo t’ua prishe planet e bëra. Do ishte humbje e madhe pikesh për ju. Jeta familjare here pas here do kaloje trazira.

Ujori

Do e respektoni ne maksimum partnerin tuaj gjate kësaj jave dhe marrëdhënia me te do vije duke u ngrohur. Vazhdoni ne këtë rruge dhe do e shihni qe shpejt do e ndryshoni edhe statusin. Beqaret do ndihen gati te bëjnë edhe sakrifica vetëm për ta ndryshuar statusin. Do ja dalin mbanë. Ne planin financiar shume gjera do ndryshojnë këtë jave. Ky sektor do përmirësohet tej mase. Gjendja shëndetësore nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme. Flisni sa me pre me mjeket specialiste. Marsi do jete i pozicionuar keq ne sektorin profesional dhe situata mund t’iu dale jashtë kontrollit ne disa momente. Kujdes! Me familjaret nuk do keni as debate dhe as konflikte.

Peshqit

Shprehini sa te mundni ndjenjat gjithë këtë jave sepse vetëm ashtu partneri do mund t’iu kuptoje drejt. Ditët me te veçanta do jene ne fundjave. Beqaret do kenë vetëm mundësi për aventura kalimtare, kështu qe është ne dorën e tyre çdo hap qe do hedhin. Gjendja e financave do jete e ekuilibruar me shume nga me pare. Po vazhduar te tregoheni te kujdesshëm do pasuroheni shpejt. Me shëndetin nuk duhet te luani. Ushqehuni si duhet dhe mos neglizhoni shqetësimin me te vogël. Ne pune do jete komunikimi dhe durimi ai qe do ju beje t’i ngjitni shkallet shpejt. Shume kolege do ju kenë zili, por nuk do ja dalin dot t’iu pengojnë. Jeta familjare do jete e qete dhe aspak problematike.

- Advertisement -

Osmani: Konferenca e parë ndërqeveritare në dhjetor

Në intervistën për Agjencinë Evropa, të dhënë gjatë vizitës së tij në Bruksel, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, deklaroi se...

SHBA: Rusia dhe Kina veprojnë në mënyrë aktive në Ballkan

Rusia dhe Kina janë aktive si forca të jashtme në Ballkan dhe vizita e sekretarit të shtetit Majkëll Pompeo është mënyrë për...

Shqipëri, gjendet i vdekur në rrugë një 66-vjeçar

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se një 66-vjeçar është gjetur i vdekur në rrugë në qytetin e Durrësit. Tutje Policia ka thënë...

Sanksionohen 374 shoferë në Shkup, nga të cilët 92 për tejkalimin e shpejtësisë

Gjatë ditës së djeshme në kuadër të masave të përforcuara të kontrollit në fushën e komunikacionit në territorin e Qytetit të Shkupit...

Gjoba për 870 persona për mosmbajtjen e maskës mbrojtëse

Brenda 24 orëve të fundit në territorin e vendit janë regjistruar 870 kundërvajtje për mosmbajtjen e maskës.Ministria e Punëve të Brendshme apelon...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -