Hong-Kongu do të vendosë karantinë për dhjetëra mijëra qytetarë të vet

TË FUNDIT

Hong-Kongu do të vendosë karantinë për dhjetëra mijëra banorë të vet për luftë kundër valës së re të epidemisë së koronavirusit, dhe kjo është masa e parë e tillë që qyteti nën udhëheqjen kineze e ndërmori që nga fillimi i pandemisë, publikoi sot gazeta lokale.

Saut Morning Çajna Post, duke iu referuar burimeve anonime të njohura me situatën, kumtoi se masa e re do të drejtohet ka zonat e Jordanisë dhe Sham Shui Po që mbulojnë një pjesë të vogël, por të populluar të dendur të Gadishullit Koulun. Ka shumë apartamente të vjetra në lagjet ku virusi mund të përhapet më lehtë.

Autoritetet shëndetësore në qytetin me 7.5 milionë të premten e kaluar së pari izoluan katër blloqe apartamentesh në zonë, duke i ndaluar njerëzit të hynin ose të dilnin nga ato ndërtesa për të siguruar që të gjithë banorët të jenë në karantinë.

Qeveria do ta heqë mbylljen kur do të testohen të gjithë banorët në zonë, thekson gazeta.