Hollande, forconi kontrollet kufitare

TË FUNDIT

Presidenti francez, Francois Hollande i bëri thirrje Bashkimit Europian të forcojë kontrollet kufitare për shkak të numrit të madh të refugjatëve që vijnë çdo ditë.
“Përpos Gjermanisë, edhe Franca, i bën thirrje Evropës për të rritur kontrollet kufitare, ashtu që pranimi i refugjatëve të bëhet në mënyrë dinjitoze dhe të kontrolluar”, tha Hollande.

Sipas presidentit francez, qendrat e kontrollit do të mundësojë që vendet e BE-së të bëjnë dallimin në mes emigrantëve dhe refugjatëve.

Gjermania dje urdhëroi kontrollin e përkohshëm në kufirin me Austrinë në një përpjekje për të frenuar valën e refugjatëve që mbërrijnë çdo ditë,shkruan AA.
Evropa, e cila po ballafaqohet me atë që quhet kriza më e madhe e refugjatëve që prej Luftës së Dytë Botërore, ka vendosur kohët e fundit në territorin e saj të marrë 140,000 refugjatë. Nga ana tjetër Kombet e Bashkuara, paralajmërojnë se deri në fund të vitit nëpër Detin Mesdhe në kontinentin evropian pritet të arrijnë të paktën 850,000 refugjatë të ikur nga lufta dhe vendet e prekura nga varfëria.