Holanda e zhgënjyer nga Bullgaria! Liderët evropian me mbështetje për zgjerim

TË FUNDIT

Maqedonia dhe Shqipëria kanë merituar që të fillojnë negociatat aderuese me BE, porositi kryeministri kroat, Andrej Pllenkoviq. Ai dha mbështetje të plotë të Kroacisë për zgjerimin e Unionit me vendet e Ballkanit Perëndimorë.

 “Është e rëndësishme që të vazhdojë procesi i negociatave, të vijmë në situatë që sa më shpejtë të hapen negociatat aderuese edhe me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Vlerësojmë se këto dy vende e kanë merituar dhe ne e mbështesim këtë rrugë. Kroacia është një nga ato vendet që e mbështet zgjerimin e BE, e cila është anëtarja e fundit që hyri në BE dhe me këtë përvojë dhe me bindje të plotë thotë se kjo  është rruga e vetme për zhvillim të fqinjëve tanë, këtë gjë sot do ta përsërisim fuqishëm”, tha Andrej Plenkoviq – kryeministër i Kroacisë.

Kancelari austriak Sebastijan Kurc, porositi se vendet e Ballkanit Perëndimor i kemi të afërta, jo vetëm historikisht dhe gjeografikisht, por edhe ekonomikisht.


“Nëse BE nuk u ofron një perspektivë të qartë këtyre vendeve, atëherë duhet ta kemi të qartë se superfuqitë e tjera si Kina, Rusia dhe Turqia do të luajnë rol ende më të madh. Ky rajon nga aspekti gjeografik i takon Evropës dhe ka nevojë për perspektivë evropiane”, u shpreh Sebastian Kurc – kancelar i Austrisë.

Edhe pse Holanda vlen për një vend i cili nuk është “pro” zgjerimit, megjithatë kryeministri holandez Mark Rute thotë se nuk është i kënaqur nga fakti që Bullgaria e bllokon Maqedoninë në rrugën e saj drejt BE-së. Këtë e deklaroi para fillimit të Samitit për Ballkan Perëndimor në Bërdo të Kranjit. 

 “Mendoj se duhet të priten zgjedhjet në Bullgarinë. Unë me të vërtetë nuk jam i lumtur me faktin se negociatat aderuese me Maqedoninë e Veriut ende janë të bllokuara. Mendoj se duhet sa më shpejt që është e mundur të zhbllokohen. Shpresoj se kjo do të ndodhë pas zgjedhjeve në Bullgarinë dhe ne do të bëjmë gjithçka që mundemi që kjo gjë të ndodhë”, shtoi Mark Rutte – kryeministër i Holandës.

Për rëndësinë e pranimit të Ballkanit perëndimor në BE-në, foli kryeministri i Sllovakisë, Eduard Heger.

“Ballkani Perëndimor është shumë i rëndësishëm për zgjerimin e BE-së dhe unë mendoj se fakti që janë siguruar 9 miliardë, 7 këtë vit, plus edhe dy, është tregues se kjo pjesë është shumë e rëndësishme për Evropë dhe është e rëndësishme që të vazhdojmë në këtë drejtim”, theksoi Eduard Heger – kryeministër i Sllovakisë.

Samiti i dedikuar Ballkanit Perëndimor mbahet pasi paraprakisht Sllovenia e cila është kryesuese me Unionin deri në dhjetor të këtij viti, drejtpërsëdrejti kërkoi nga BE-ja që vende e rajonit  të pranohen deri në vitin 2030.