Holanda ka arritur të fitojë 3-0 përballë Rumanisë në Mynih, për t’u kualifikuar kështu në fazën çerekfinale të Europianit.
Sfida nisi me raste nga të dyja skuadrat, teksa goli i parë i takimit erdhi nga Gakpo, i cili realizoi një perlë në minutën e 20’.
“Tulipanët” dominuan pjesën më të madhe të sfidës, me golin e dytë që erdhi në minutën e 83’ nga Malen, për të hedhur “KO” rumunët, ndërsa në minutën e 93’, ishte sërish Malen që shënoi të tretin për ekipin e tij dhe të dytin personal.
Kështu Holanda tashmë do të presë të mësojë emrin e kundërshtarit që do të ketë në çerekfinale mes Austrisë dhe Turqisë, ndërsa Rumania largohet nga ky Europian si një surprizë e bukur.
