Hoda: Vet kjo Qeveri është skandal, me gjithë hyrje-daljet në të! Nuk është arritur qëllimi për shqiptarët!

TË FUNDIT

Analisti politik, Besim Hoda në ClickPlus në TV21, vlerësoi se Qeveria e Maqedonisë së Veriut është skandal me gjithë hyrjet dhe daljet në të. Hoda shtoi se nga viti 2016 e deri më tani e gjithë opozita ka qenë në Qeveri.

“Të gjitha qeveritë janë të dështuara. Struktura politike, flasim gjithmonë për BDI-në totalisht i dështuar në implementimin e asaj për çka është thirrur, në implementimin e asaj se pse erdhi në politikë, për të ndërruar statusin juridiko-politik të shqiptarëve të Maqedonisë.