Historike: Shqipëria bëhet me medalje olimpike, Valiev e fiton të bronztën

TË FUNDIT

Mundësi rus me pasaportë shqiptare, ka arritur që t’ia sigurojë Shqipërisë medaljen e parë olimpike në histori.

Chermen Valiev ia doli të mposhtte Viktor Rassadinin e Taxhikistanit për medaljen e bronztë në garën e stilit të lirë për peshën deri në 74 kg në Lojërat Olimpike Paris 2024, me rezultat 6-2.

Kjo është medalja e parë olimpike për Shqipërinë në historinë e vendit.