Klubi nga Ulqini, Otranti, për herë të parë në histori ka siguruar ngjitjen në Superligën e Malit të Zi, duke u bërë klubi i dytë shqiptar që do të luajë në Superligën malaziase.
Të martën, Otranti barazoi 2:2 në udhëtim te Mladost DG në ndeshjen e kthimit të barazhit, ndërsa në ndeshjen e parë fitoi me rezultat 1:0.
Otranti është themeluar në vitin 1921.
