“HISTORIA” E DEFORMUAR DHE ME GABIME, MIFTARI: TEKSTI ËSHTË I DËMSHËM DHE NUK PLOTËSON KRITERET

TË FUNDIT

Përpos se është e grisur dhe e vjetërsuar, libri i Historisë për vitfin e dytë shkollor është i mbushur me deformime faktografike si dhe me gabime të shumta drejtshkrimore.

“Desha ti cek disa probleme tek libri i Historisë. Tek mësimi “Maqedonia në shekullin 13”, për kulturën muzikore, ku Jan Kukuzelin, i cili ka qenë peshkop i Durrësit këtu e cek se është maqedonas, me emrin, Jovan Kukuzeli. Siç thotë këtu, në shekullin 14 ka qenë këngëtari më i dalluar maqedonas si dhe gjithashtu kompozitor”, tha nxënësi, Bejtulla Tairi.

“Në shekullin e trembëdhjetë ku kemi gabim, interpretimi i principatave, bëhet si shtete pushtuese. Ku në fakt, këta principata kanë qenë sikur shtete të cilat kanë luftuar për lirinë dhe krijimin e një shteti të bashkuar në shekullin XIII”ceki, Berat Emini, nxënës.

Sipas profesorit të Historisë, Naser Miftari ky libër nuk mund të shfrytëzohet si burim informacioni dhe është i dëmshëm për nxënësit.

“Ky tekst është dëshmuar se është jo valid për momentin, për këtë grup-moshë, për këto gjenerata sepse unë do të kisha thënë se edhe nga hulumtimet që janë bërë, tani duhet të jenë një vit prej kur u shpallën të gjitha rezultatet nga hulumtimet e bëra nga organizata për të drejtën e njeriut dhe zgjidhjen e konflikteve të cilat në hollësi dhe detale kishin bërë gjithë atë sa i përket tekstit të historisë dhe aty është dëshmuar se ky tekst as përafërsisht nuk plotëson kriteret”, tha Naser Miftari.

E kur pyetet për gabimet në tekstet shkollore, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, rikujton faktin se viti shkollor 2018/19 ka filluar me 22 tekste të korrigjuara.

“Opinioni e din se viti shkollor 2018/19 filloi me 22 tekste shkollore të korrigjuara. Në përputhje me anketat paraprake të  cilat i kemi bërë me mësimdhënësit. Gjithashtu opinion e din që kemi miratuar programe të reja mësimore për lëndën e Gjeografisë, klasa 7,8,9 ku do të evitohen gabimet e së kaluarës. Gjithashtu është miratuar koncepti i ri, janë miratuar programe të reja mësimore për lëndën “Arsimi Qytetar”, që edhe e kemi prezantuar para opinionit”, deklaroi Arbër Ademi.

22 tekstet shkollore për të cilat ministri tha se janë korrigjuar në fillim të vitit akademik, janë tekste të shkencave ekzakte si Kimia, Fizika, Matematika, Shkencat Natyrore dhe Biologjia. Mirëpo në duar të nxënësve ka ende libra me gabime siç është rasti me librin e Historisë. Për problematikën e njëjtë Tv21 ka raportuar në vazhdimësi.

 

Përgatiti: Mevludin Imeri