Hiqet ndalesa për “çmime në aksion” nëpër markete/ Bekteshi: Masa “çmim i garantuar” do të vazhdohet deri në fund të vitit

TË FUNDIT

Disa produkte ushqimore por edhe pijet që kanë etiketën “çmimi i garantuar”, në vend se deri në nëntor, do të vazhdojnë të shiten me çmim të njëjtë deri në fund të vitit, njoftoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, përcjell TV21. Ndërsa tregtarëve tashmë do t’u lejohet që të organizojnë “çmime në aksion”.

“Kemi vendosur që masa e uljes së çmimit etiketa ‘çmim i garantuar’ të vazhdojë deri në fund të vitit, respektivisht në vend se deri më 30 nëntor, do të thotë kjo masë të vlejë deri në fund të këtij viti dhe deri atëherë ndoshta do të kemi zgjidhjen e re ligjore, e cila nënkupton se shpenzuesit do të jenë të siguruar në mënyrën që mos të lejohen keqpërdorimet në pjesën e uljes së çmimeve të produkteve që u theksuan në vendimin paraprak. Do të thotë të gjitha prodhimet ushqimore, pijet alkoolike dhe joalkoolike që janë me vendimin e uljes së çmimit dhe me etiketën “çmimi i garantuar”, duhet t’i kenë çmimet më të larta nga 1 gushti, deri në fund të këtij viti, me zbritje shtesë prej 10 për qind”, tha Bekteshi.