Hiqet masa për mbajtjen e detyrueshme të maskave?! KSI me propozime të reja për lehtësim të masave restriktive

TË FUNDIT

“U dakorduam që të propozojmë heqjen e masës së detyrueshme për mbajtje të maskave në hapësira të mbyllura.”

 “YES”

Ky reagim tregon se me sa padurim është pritur lajmi për mos bartje të detyrueshme të maskave. Megjithatë, do të ketë edhe përjashtime nga kjo masë.

“Përjashtim nga kjo masë bëjnë objektet shëndetësore, shtëpitë e të moshuarve, barnatoret dhe transporti publik. Për këto katër objekte të mbyllura mbetet mbajtja e detyrueshme e maskave. Maska në të gjitha objektet e tjera mund të vihet vetëm me dëshirë të qytetarëve, por mbajtja e detyrueshme nuk praktikohet më”, tha Aleksandar Petliçkovski, kryetar KSI.

Por se kur do të hiqet kjo masë më saktësisht, nga Komisioni thanë se kjo çështje varet nga Qeveria dhe Shtabi i Përgjithshëm Koordinues.

“Ne nuk mund të komentojmë procesin për sjellje definitive të vendimeve. Rekomandimet e KSI-së nuk kanë karakter ekzekutiv, ne nuk mund t’i fusim menjëherë në fuqi. E dini se duhet të kalojnë në Shtabin kryesor koordinues e më pas edhe në Qeveri. Kështu që në atë pjesë administrative ne nuk kemi çfarë më shumë të rekomandojmë”, theksoi Zllate Nehmediviq, zëdhënës KSI.

Sipas kushteve momentale të situatës epidemiologjike në vend Komisioni gjithashtu ka rekomanduar heqjen e monitorimit të kontakteve të rasteve të konfirmuara në vend, ndërsa nuk do të rekomandohet as izolim për ta.