Hiqen kufizimet për mbrojtje nga Covid-19 në disa pjesë të Kanadasë

TË FUNDIT

Kanadaja ka filluar t’i heqë kufizimet e vendosur për shkak të pandemisë COVID-19 në disa provinca të saj.

Qeveritë e provincave të Alberta, Saskatchewan, Quebec dhe Manitoba, njoftuan planin e tyre për të hequr një pjesë ose të gjithë masat kundër COVID-19.

Sipas kësaj, Alberta, i dha fund pasaportës së vaksinimit, ndërsa njoftoi se në fund të këtij muaji do të heqë gjithashtu detyrimin për mbajtjen e maskës.

Qeveria e Saskatchewan, nga ana tjetër, njoftoi se programin e pasaportës së vaksinimit do ta përfundojë më 14 shkurt, duke shtuar se detyrimit për mbajtjen e maskës gjithashtu do t’i japë fund në fund të muajit shkurt.

“Erdhi koha të mësohemi të jetojmë me virusin”, tha kryeministri i Quebec-ut, François Legault, duke shtuar se shumica e kufizimeve do të hiqen deri në mesin e muajit mars, por detyrimi për mbajtjen e maskës dhe pasaporta e vaksinimit do të zbatohet edhe një periudhë.

Edhe qeveria e Manitoba njoftoi gjithashtu se kufizimet e COVID-19 do të hiqen hap pas hapi, duke filluar nga pranvera e këtij viti.

Gjendja në Ontario, një ndër provincat më të populluar të vendit, është e ndryshme. Ministrja e Shëndetësisë e provincës, Christine Elliott, tha se lehtësimi i kufizimeve në zbatim do të bëhet me kujdes dhe vetëm kur të ishte e sigurt./AA/