Katër ekipet përfaqësuese të Maqedonisë së Veriut në kupat evropiane kanë mësuar kundërshtarët e tyre. Kësisoj, në turin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve Shkëndija do të përballet me ekipin estonez, Nõmme Kalju. “Kuqezinjtë”, ndeshjen e parë do ta zhvillojnë në transfertë e në program ndeshjet e para janë me 9/10 korrik, ndërkohë ato kthyese me 16/17 dhe korrik.
Ekipi i F.C Shkupit në turin e parë kualifikues për në Liga Evropë do të përballet me skuadrën armene Pjunik. Akademia Pandev, në sezonin e sajë debutues në Liga Evropë do të përballet me boshnjakët e Zrinskit, kurse Makedonija Gjorçe Petrov për kundërshtarë në fazën e parë eliminatore të Liga Evropës do ta ketë skuadrën e Alashkert, gjithashtu nga Armenia.
Ndeshjet e para skuadrat shkupjane do t’i zhvillojnë si mysafir me 11 korrik, ndërsa atë kthyese në Shkup me 18 korrik. Në ndeshjet kthyese pritet të ketë ndryshime pasiqë si Makedonia Gjorçe Petrov edhe FC Shkupi, të dyja skuadrat ndeshjet e tyre do të duhet ti zhvillojnë në stadiumin e njëjtë, “Todor Proeski”.
