Hidhet poshtë padia e Trampit në Pensilvani

TË FUNDIT

Tetovë, me fishekzjarre festojnë 108 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë

Në sheshin Iliria në Tetovë me fishekzjarre po festohet 108 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë.

41 viktima dhe 1022 të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga 3127 testime të realizuara,...

Black Friday, turma me qytetarë për të blerë! Filipçe: Duhet të jeni të durueshëm

https://youtu.be/nbNvO7FY5U0 Turma të mëdha vërshuan qendrat tregtare të Shkupit ditën e djeshme....

Dita e tretë e protestave të VMRO-DPMNE-së! Mickoski: Këtë fundjavë në Sofje copëtohet identiteti

https://youtu.be/XC1qXQ8Ckcw Zoran Zaev është duke përgatitur një dështim kombëtarë, por nga secili...

Jeton e vetme në një dhomë konvikti! E përmalluar për fëmijët kërkon ndihmë

https://youtu.be/4QLTvlEr72E Kjo është Zana Kuqi nga Tetova. Ajo jeton...

Një gjykatës në Pensilvani ka hedhur poshtë një proces gjyqësor të ekipit të Donald Trump, i cili kërkonte të zhvleftësonte miliona vota postare.

Gjykatësi Matthew Brann tha se padia, e cila mbështetej në akuza për parregullsi, ishte e “pa meritë”.

Ky veprim i hap rrugën Pensilvanisë që javën e ardhshme të certifikojë fitoren e Joe Biden, i cili kryeson me më shumë se 80,000 vota. Biden është projektuar si fitues i zgjedhjeve presidenciale në SHBA, transmeton tv21.tv.

Është goditja e fundit për Donald Trump, i cili po përpiqet të përmbysë humbjen e tij në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Ai ka refuzuar të pranojë dhe ka bërë akuza për mashtrim të gjerë zgjedhor, pa dhënë ndonjë provë.

Sipas projeksioneve Bideni ka mposhtur Trumpin në vota elektorale me 306:232.

Fushata Trump ka humbur një sërë gjyqesh që kundërshtojnë rezultatet nga zgjedhjet dhe përpjekjet e tyre të fundit përqendrohen në ndalimin e shteteve në lëvizje që i dhanë Biden fitoren./21Media

  • Tags
  • 3

TË NGJAJSHME