Një sasi tritoli ka shpërthyer në Sarandë në një hotel dy katësh. Hoteli është rrëzuar plotësisht, ndërsa janë dëmtuar dhe fasadat e objekteve përreth, transmeton Euronews.
Çfarë duket nga videot janë gërmadhat e hotelit “Bizanti”.
Nga ndërtesa në pronësi të shtetasit Spiro Çabiri dhe shtetasit grek Dhimitër Evangjeliu kanë ngelur vetëm betoni dhe hekurat të shpërndara në gjithë sipërfaqen.
Prej vitit 2002 Çabiri dhe Evangjeliu janë në një proces gjyqësor për pronësinë e këtij hoteli.
Vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e autorit.
