Hidhen poshtë ankesat e VMRO-DPMNE-së, KSHPK e dërgoi ankesën e Çulevit në KSHZ

Must Read

Ekspertët parashikojnë rritje të mëtejme të çmimit të arit

Çmimi i arit në fillim të muajit e kaloi pragun prej 2,000 dollarëve për unc, nivel që...

Sllovakia dëboi diplomatë rus për shkak spiunimit, Moska do t’i përgjigjet me masë të njëjtë

Sllovakia dëboi tre diplomatë rus për shkak dyshimit se merreshin me spiunim. Zëdhënësi i...

Qeveria libaneze ka dhënë dorëheqje, por protestat vazhdojnë

Protestat në Liban për shkak të shpërthimit të madh në Bejrut vazhdojnë, megjithëse pasdite qeveria e udhëhequr...

Komisioni Antikorrupsion e hodhi poshtë ankesën e VMRO-DPMNE-së e cila kërkoi përgjegjësi nga drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Zoran Kitanov, sepse ka mundësuar, siç thonë nga partia, ngjarje publike partiake në objekt i cili ndërtohet me mjete të buxhetit. Sipas VMRO-DPMNE-së, ngjarja ka ndodhur më 21 qershor gjatë mbikëqyrjes së punimeve në rrugën Shtip-Koçan, ku morën pjesë edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev dhe sekretari gjeneral, Lupço Nikollovski. Nga Antikorrupsioni thonë se kjo ka ndodhur para fillimit të fushatës zgjedhore dhe se ankesën do ta dërgojnë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, i cili është kompetent për të vlerësuar nëse bëhet fjalë për fushatë të parakohshme.

- Advertisement -


“Ka ndodhur një ngjarje e cila është jashtë fushatës zgjedhore, por e cila i ngjan një promovimi të një partie dhe koalicioni të caktuar. Do të propozoj që ankesën në fjalë ta dërgojmë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, sepse ai është kompetent për të vlerësuar nëse ka elemente të fushatës zgjedhore”, theksoi Sofka Pejovska-Dojçinovska nga KSHPK.

Nga Komisioni e hodhën poshtë ankesën e ministrit të brendshëm Naqe Çulev, përkatësisht u deklaruan jo kompetentë që të veprojnë për vendimin e Qeverisë e cila i anuloi vendimet e ministrit Çulev. Bëhet fjalë për shkarkimin e Amir Dalipi-t dhe emërimin e tij si zëvendës kryeshef shtesë si dhe për emërimin e Goce Jankullovskit si kryeshef, të dytë në SPB Tetovë.

- Advertisement -


“Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit nuk ka kompetenca që të veprojë për ngjarje që kanë ndodhur jashtë kohës së fushatës zgjedhore, andaj propozoj që kjo lëndë të mbyllet dhe t’ia dorëzojmë  KSHZ-së i cili është kompetent  për veprim të mëtutjeshëm”, deklaroi Biljana Ivanovska, kryetare e KSHPK-së.

- Advertisement -

Antikorrupsioni hodhi poshtë edhe dy ankesa të zëvendës ministres shtesë Nevenka Stamenkovska e cila kërkoi që Komisioni të bëjë mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në Shërbimin për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta për shkak të mosrespektimit të ligjeve dhe presioneve ndaj të punësuarve. Sugjerojmë që së paku funksionarët shtetërorë t’i dorëzojnë ankesat e tyre deri tek institucionet kompetente, për shkak se KSHPK nuk është kompetent të bëjë mbikëqyrje inspektuese, thanë nga Komisioni. 

- Advertisement -

Latest News

Sllovakia dëboi diplomatë rus për shkak spiunimit, Moska do t’i përgjigjet me masë të njëjtë

Sllovakia dëboi tre diplomatë rus për shkak dyshimit se merreshin me spiunim. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme...

Qeveria libaneze ka dhënë dorëheqje, por protestat vazhdojnë

Protestat në Liban për shkak të shpërthimit të madh në Bejrut vazhdojnë, megjithëse pasdite qeveria e udhëhequr nga Hasan Diab dha dorëheqje.

Xhaferi: Pa kryetar, Kuvendi s’është konstituuar, Shasivari: Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit përcakton afatet

https://youtu.be/9VIybFDNK-U Interpretime të ndryshme rreth asaj nëse parlamenti është konstituuar dhe nëse rrjedhin afatet brenda të cilave...

Uniformat e policisë edhe në shqip, Nuhiu nënshkruan aktet, Qeveria duhet t’i definojë me dekret

https://youtu.be/rtGTaveYvnk Kështu do të duken emblemat dygjuhëshe në uniformat e policisë. Ministri për Punë...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com