Policia e Kosovës është duke e trajtuar rastin ndaj Arianit Sllamnikut, konspiracionistin i cili, sipas disa raportimeve, ka shitur ilaçe për kafshë me pretendimin se me to fëmijët do të shërohen nga autizmi.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Mund të ju konfirmojmë se në lidhje me rastin për të cilën keni pyet, ky rast është duke u trajtuar nga ana e policisë së Kosovës në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit dhe institucionet e tjera përkatëse. Për vazhdimin e hetimeve lidhur me këtë rast do të ju njoftojm me kohë”, ka thënë Hashani.
Për këtë rast portali rtv21.tv ka dërguar pyetje në Prokurorinë Themelore të Gjilanit, dhe është në pritje të përgjigjes.
Kurse mbrëmë, ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë. Përmes një njoftimi MSH ka njoftuar se lidhur me rastin ka njoftuar institucionet kompetente dhe është në koordinim me Policinë e Kosovës për trajtimin e mëtejmë të çështjes./21Media
