Në Bosnjë e Hercegovinë sot është heshtje parazgjedhore para zgjedhjeve të nesërme të përgjithshme në vend.
Rreth 3,3 milionë njerëz të popullatës së përgjithshme të Bosnjës prej 3,5 milionë do të kenë mundësi të marrin vendim se kush do të përfaqësojë në Presidencën kolektive treanëtarëshe, që me rotacion kryesohet nga njëri nga përfaqësuesit e tre komuniteteve, boshnjake, serbe, kroate.
Sipas Marrëveshjes Paqësore të Dejtonit, me të cilën përfundoi lufta në BeH (1992-1995), vendi është i ndarë në dy pjesë gjysmëautonome – Federata myslimano-kroate, gjegjësisht Federata e BeH, ku jetojnë kryesisht boshnjakë myslimanë (rreth 50 për qind) dhe Republika Serbska, e populluar kryesisht me serbë të Bosnjës (31 për qind e popullatës së përgjithshme të Bosnjës) si dhe kroatë të Bosnjës (15 për qind).
Përveç anëtarët e Presidencës, qytetarët e Bosnjës do t’i zgjedhin edhe përfaqësuesit e tyre në Dhomën e poshte të Parlamentit nacional, parlamentet e dy njësieve konstituive si edhe në parlamentet e dhjetë kantoneve të FBeH.
Qytetarët do të mund të zgjedhin midis 72 partive, 17 kandidatëve të pavarur dhe 38 koalicioneve, kumtoi Komisionit Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
Mbi 3.700 vëzhgues janë akredituar për zgjedhjet.
Sipas vlerësimeve preliminare të KSHZ-së, zgjedhjet do të kushtojnë 12.528.000 marka konvertibile (rreth 6.264.000 euro).
