Heshtje 16 sekonda që të figurojë 16 vjet pritje para derës së BE. Në këtë mënyrë zv.kryeministri për çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov e filloi fjalimin e tij në Sesionin parlamentarë të Këshillit të Evropës që u mbajt në Strasburg. Ndërsa që ironia të jetë edhe më e madhe, ai ishte ulur në ulësen numër 16 të Asamblesë parlamentare. Pas këtyre 16 sekondave mund të paramendoni si duken 16 vite për vendin tim që është vend kandidat për anëtarësim që nga viti 2005, porositi Dimitrov. Tani me të vërtetë është koha që të vazhdojmë përpara, tha ai, si dhe dha vërejtje të ashpër për kërkesat e Bullgarisë.
“Çështja e gjuhës sime amë, gjuhës maqedonase, nuk duhet të jetë në kontradiktat e kërkesës së shtetit që të vazhdojë përpara drejt anëtarësimit në rrugën drejt Evropës. Jo, nëse Evropa është kontinent në të cilin kultivojmë dallimet gjuhësore dhe kulturore. Kush jam unë dhe në cilën gjuhë flas, nuk është çështje të cilën duhet ta thonë shtetet apo organizatat tjera”, tha Nikolla Dimitrov – zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane.
Dimitrov iu përgjigj edhe pyetjes së anëtarëve të Asamblesë parlamentare, ndërsa mes tyre ishte edhe ish ministrja bullgare për punë të jashtme, Ekaterina Zaharieva. Ajo i përsëriti akuzat për presion ndaj pakicës bullgare në vend, si dhe gjuhën e urrejtjes, por edhe përdorimi i fashistëve bullgar.
“Ka raste të shumta me presione të ndryshme duke i përfshirë keqtrajtimet madje dhe krimi ndaj qytetarëve në RMV-në me përcaktim bullgar. Gjithashtu ka rritje të konsiderueshme të gjuhës së urrejtjes duke përfshirë politikanë dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore”, u shpreh ish-ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.
Dimitrov iu përgjigj se nuk ka raste të tilla.
“Ne jemi shtet multietnik, ne Kushtetutën tonë dhe në traditën politike të gjitha bashkësitë etnike në vend janë të barabarta. Tani te ne zhvillohet regjistrimi i popullsisë, ndërsa në fletën e cila plotësohet nuk ka opsion -të zgjedh, por – unë kam liri për të zgjedhur”, shtoi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov.
Anëtari i Asamblesë parlamentare të Këshillit Evropian Dimitrovit i parashtroi shumë pyetje në lidhje me modalitetet për tejkalimin e sfidave, rrumbullakësimin e perspektivës evropiane të rajonit dhe për Ballkanin e hapur.
