Hera e parë në historinë amerikane/ Ish-presidenti Trump do të përballet me akuza penale

TË FUNDIT

Një juri në Manhatan ka votuar për të paditur Doland Trump shkruan CNN.

Kjo është hera e parë në historinë amerikane që një president aktual ose ish-president do të përballet me akuza penale.

Zyra e Prokurorit të Qarkut të Manhatanit ka hetuar ish-presidentin për ngjarjen që lidhet me pagesën  prej 130.000 dollarësh ndaj yllit të pornos Stormy Daniels që të heshte pasi kaluan natën bashkë.