Shoqata “Hendikep Plus” kumtoi se në klipin parazgjedhor të partisë VMRO-DPMNE të quajtur “Drejtohu Maqedoni”, njëri prej interpretimeve të përmbajtjes së klipit direkt ka të bëjë me mundësinë që personat të cilët kanë nevoja të veçanta të shfaqen në kontekst poshtërues, në pozitë të dregraduar dhe fyes kundrejt të gjithë të tjerëve,
Asociacionet të njerëzve të përkulur si të poshtëruar, më pak të vlerësuar dhe të padenjë, në çka mund të asocojnë disa mesazhe dhe skena në klip, edhe njëherë tregon sa është e ulët ndërgjegjja për pasojat negative të cilat mund t’i ndjejnë njerëzit nga këto grupe kur ndjehen në pozita të tilla dhe marrinnjë trajtim të tillë. Shumë e papërgjegjshme është një parti e tillë politike të mos ketë sensibilitet për reagimet specifike psikologjike të njerëzve të cilët kanë problem me kurrizin pas vendosjes së tyre në kontekst të papërshtatshëm simbolik, theksojnë nga Shoqata.
Potencojnë se gjatë ditës do të konsultohen me shumë ekspertë për përmbajtjet e shumta diskriminuese dhe përmbajtje tjera të papërgjegjshme në këtë klip, pas çka ekziston mundësi përmes ekipit të tyre juridik të kërkojnë deri tek Këshilli për etikë të mediumeve tërheqjen e tij nga mediumet./MIA
