Një valë e motit të ftohtë në Arktik, e ngjashme me atë që ndodhi në vitin 2014, ka kërcënuar Amerikën e Veriut, Evropën dhe Azinë që nga fundi i janarit.
Në dimrin e vitit 2014, temperaturat në Çikago ranë në minus 27 gradë Celsius dhe nuk është e pazakontë që ajri i ftohtë i Arktikut tani të depërtojë edhe më në jug, thuhet në raportin e Blumberg.
Gjatë këtij dimri, i ftohti përgjithësisht nuk largohet nga Poli i Veriut.
Tod Kraford, meteorologu kryesor i Aj-Bi-Em, thotë se pas një ndërprerje dyvjeçare, ajri i akullt i Arktikut mund të kërcënojë hemisferën veriore.
“Padyshim që moti po vjen me ditë të ftohta dhe dëborë”, tha Kraford.
Meteorologët nuk presin një të ftohtë brutal si ai në dimrin 2014, por ata parashikojnë ditë më të ftohta dimri.
Ajri i ftohtë tashmë ka hyrë në Evropën Perëndimore dhe Kinë.
Në Paris, temperatura është 3,5 gradë më e ulët se mesatarja për këtë periudhë të vitit, në Madrid është edhe 6,9 gradë më e ftohtë se zakonisht, ndërsa në Pekin temperatura ra në një nivel rekord të ulët, kështu që të enjten ishte minus nëntë gradë, sipas Tajler Rojs, meteorolog për aplikacionin Akuauotër.
Teknikisht, këto janë erëra polare që rrotullohen rreth Arktikut dhe mbajnë të ftohtin të “mbyllur” larg në veri, por me rritjen e temperaturave, e njohur si ngrohja e menjëhershme stratosferike, ajri i ftohtë mund të thyejë “unazën” polare dhe të drejtohet në jug.
“Kjo sjell mot të ftohtë në të gjithë hemisferën veriore, megjithëse duket se vala e akullit ka të ngjarë të zgjasë vetëm në SHBA këtë vit”, tha Rajan Truzello, kryetar i LCC Veter Tigar.
Shumë meteorologë sugjerojnë se nuk ka asnjë garanci se parashikimi për një mot të tillë të ftohtë do të bëhet i vërtetë.
“Shumë herë në të kaluarën, parashikimet e motit të ftohtë ishin thjesht një alarm i rremë”, tha Xhim Ruller, meteorolog kryesor në “Energjia e motit”.
