Helmimi në Deçan, Vitia: Presim rezultate shtesë

TË FUNDIT

Të enjten është ulur fluksi i pacientëve që po kërkojnë ndihmë mjekësore në Deçan, me simptoma të helmimit.

Këtë e bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, pas një vizite që i ka bërë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan.

Vitia tha se autoritetet janë në pritje të disa rezultateve shtesë, për të kuptuar se çfarë ka shkaktuar helmimin.

“Një pjesë e rezultateve ka dalë, një pjesë të rezultateve tjera po i presim, sepse për disa rezultate duhet kohë për mbjelljen e kulturave bateriale, dhe një pjesë e mostrave tjera do të dërgohen jashtë vendit për analiza më specifike”, tha ministri.

Ndryshe, kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, dje ka bërë të ditur se e numri i pacientëve të cilët dyshohet se janë helmuar ka kaluar shifrën 1 mijë e 500./21Media