Hegseth: Ushtria amerikane duhet të marrë Çmimin Nobel për Paqe

TË FUNDIT

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi se ushtria amerikane meriton të marrë Çmimin Nobel për Paqe çdo vit.

“I vetmi institucion që duhet ta marrë çdo vit Çmimin Nobel për Paqe është ushtria amerikane, sepse ne jemi garanci për sigurinë dhe mbrojtjen jo vetëm të vendit tonë, por edhe të shumë njerëzve në botë” , tha Hegseth në një konferencë për shtyp në Pentagon.

Me këtë deklaratë, Hegseth theksoi më tej përpjekjet e administratës së Donald Trump për ta paraqitur ndërhyrjen ushtarake amerikane në Iran si mjet për arritjen e stabilitetit dhe paqes, pavarësisht kritikave dhe presionit në rritje për pasojat e luftës.

Duke folur për përparimin e operacionit “Tërbimi Epik” në Iran, Hegseth lavdëroi fuqinë ushtarake të SHBA-së, për të cilën tha se ka arritur “rezultate vendimtare ushtarake”.

Ai shtoi se, sipas konceptit amerikan për luftën dhe paqen, qëllimi i një lufte të zhvilluar siç duhet është arritja e paqes.

“Kur zhvillon luftën në mënyrën e duhur, ideja është që në fund të arrish paqen. Kjo është ajo që duam të shohim më së shumti”, theksoi Hegseth.