HDZ dënohet me rreth 460.000 euro për rastin “Fimi media”

TË FUNDIT

Unioni demokratik kroat në pushtet (HDZ) është dënuar me 3,5 milionë kuna (rreth 460.000 euro) nga Gjykata e Zhupanit në Zagreb, ndërsa do t’u merren gjithsej 14,5 milionë kuna (1,9 milionë euro), për rastin me agjencinë e marketingut “Fimi Media”.

Ish-kryeministri kroat dhe kryetar i HDZ-së, Ivo Sanader, sot është shpallur fajtor dhe është dënuar me tetë vite burgim për tërheqjen e parave nga agjencia e marketingut.

Në këtë rast, partia e tij HDZ ishte shpallur përgjegjëse për korrupsion.

Në aktgjykimin, midis tjerash, thuhet se Sanader në cilësinë e ish-kryeministrit dhe kryetarit të HDZ-së, me bashkëpunëtorët e tij Mlladen Barishiq dhe Branka Pavosheviq, ka organizuar një grup njerëzish të kryejnë krime.

Është theksuar në periudhën prej vitit 2005 deri në vitin 2009, Sanader për të përfituar dobi materiale e ka urdhëruar Pavosheviqin në librat afaristë të mos i regjistrojë paratë që i janë dorëzuar Barishiqit.

Barishiq është dënuar me dy vite burgim dhe 10 muaj burgim ndërsa Pavosheviq me gjithsej një vit e katër muaj burgim.

Një pjesë e parave të HDZ-së tashmë janë bllokuar dhe bëhet fjalë për dy milionë kuna (265.000 euro) dhe 300.000 euro, të cilat do të transferohen në buxhetin shtetëror pas aktgjykimit të plotfuqishëm.