Sulmuesi i Realit, Eden Hazard i ka kërkuar falje tifozëve madrilen.
Pas ndeshjes së gjysmëfinales që përfundoi me rezultatin 2:0 në të mirë të Chelseas, Hazard bëri një veprim që irritoi tifozët e Madridit, shkruan IndeksOnline
Ai u pa duke qeshur nën shoqërinë e futbollistëve londineze, pasi më parë ishte pjesë e tyre.
Por, pas kësaj Hazard ka kërkuar falje.
“Më falni. Kam lexuar shumë opinione për mua sot dhe nuk ishte qëllimi im të fyej tifozët e Real Madridit”, tha ai.
