Asnjëherë nuk do të dëshmojmë se çfarë kishte ndodhur atë ditë, kurse unë deklaratën për vrasje e dhashë nën trysni, sepse një kohë të gjatë besoja se ndoshta e kisha vrarë, tha sot i akuzuari Mile Haxhiski në fillim të gjykimit të sërishëm para gjykatës penale në Shkup. Sipas dëshmimit të tij, atij i kujtohet që kishte shkuar në shtëpi te Joshevska e vrarë për të marrë të holla që të blejë cigare që pastaj i kishte shitur nëpër kafiteri të Shkupit. Në vend se të holla, Joshevska i kishte dhënë unazë për ta mbajtur peng. Kishin pirë kafe dhe vodkë, pas së cilës, siç tha Haxhiski, kishin filluar të polemizonin për marrëzira.
“Ajo më tha se do të tregojë se është shtatzënë prej meje dhe se xhaxhai i punonte në polici, pa do të thoshte se e kisha përdhunuar po qe se nuk do të mbesnim në lidhje. Atëbotë unë kisha një të dashur tjetër. Gjënë e ardhme që e mbaj mend është se isha në shtëpi. Kur u zgjova pashë se rrobat i kisha me gjak dhe se i pata hedhur për t’i larë.”
Haxhiski para gjykatës herë pohonte se nuk i kujtohet asgjë, herë jepte detale të ditës kur qe mbytur Joshevska. Ai as nuk pohonte, as nuk demantonte se se ka vrarë vajzën, po nuk e pranonte fajin. Ai vetëm përsëriste se pas një kohe të gjatë kishte kuptuar se pas arrestimit të tij ka prapavijë tjetër. Haxhiski nuk dinte të tregonte se kush e pse do të qëndronte pas një gjëje të tillë”.
“Tashmë kaluan 22 vjet. Nuk kam çfarë të them. Jam plotësisht i vetëdijshëm se tashmë jam gjykuar nga publiku. Më vjen keq për atë se ç’ka ndodhur. Dua e gjithë kjo të përfundojë më.”
Mile Haxhiski iku nga vendi në vitin 1995. U gjykua me 20 vjet burg në mungesë të tij. Në Maqedoni kërkohej me fletarrest ndërkombëtar. Qe ekstraduar pas arrestimit nga ana e autoriteteve zvicerane për shkak të një dyshimi se është pjesë e grupit të njohur kriminel “Pink Panter”. Në vitin 2011 arriti të ikë nga burgu i Lozanës dhe të shkojë në Francë e cila vendosi t’ia dorëzojë Maqedonisë. Në vend u ekstradua me identitetin françez si Zoran Tomoviq në gusht të këtij viti.
