Besimtarët myslimanë të zgjedhur për në haxh, dje e mbaruan karantinën, ndërsa sot e vizitojnë Mekën, ku zbatohen masat për parandalim të përhapjes së Kovid-19.
Agjencia e lajmeve Arab News ka publikuar disa video dhe fotografi se si besimtarët mysliman respektojnë masat dhe protokollet.
Në video shihet se përpara se besimtarët të arrijnë në Qabe, vendi është dezinfektuar.




