Ish drejtori politik i UÇK-së, njëherësh ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot u paraqit në seancën fillestare të Dhomave të Specializuara në Hagë. Thaçi hodhi poshtë të gjitha pikat e aktakuzës që rëndojnë mbi të, duke deklaruar se është plotësisht i pafajshëm dhe se aktakuza është krejtësisht e paqëndrueshme.
Avokati i Thaçit, David Hooper, gjatë fjalës mbrojtëse për klientin e tij, pyeti prokurorin se ku janë akuzat për trafikim organesh dhe Shtëpinë e Verdhë mbi të cilat pretendime është ngritur kjo gjykatë. Hooper theksoi se Thaçi tij duke e ditur se këto pretendime ishin gjepura, ndihmoi Komisionin Evropian në krijimin e kësaj gjykate. Hooper bëri të ditur se në javët e ardhshme do të kërkojë lirimin me kusht të Hashim Thaçit./21Media