Hashim Thaçi mbetet në paraburgim

TË FUNDIT

Paneli i Gjykatës së Apelit sot hodhi poshtë apelin e parashtruar nga ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kundër vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake mbi rishikimin e mbajtjes së tij në paraburgim.

Sipas Apelit, Thaçi ka dështuar të dëshmojë se pse vendimi paraprak ka qenë i paarsyeshëm për rreziqet nëse ai lirohet.

Vendimin e Gjykatës së Apelit, bashkë me mendimin pjesërisht mospajtues të gjykatëses Nina Jørgensen, mund ta gjeni KËTU

Ndryshe, në paraqitjet e tyre të para para gjykatës, Thaçi është deklaruar i pafajshëm për akuzat për krime lufte./21Media