Hashim Thaçi, dha dorëheqje nga posti i presidentit të Kosovës. Ky vendim erdhi pas konfirmimit të aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Në një konfrencë për media në Prishtinë, Thaçi tha se është njoftuar zyrtarisht për konfirmimin e aktakuzës. Ai tha se jep dorëheqje nga posti i presidentit, pasi që nuk do që të përballet me drejtësinë, duke qenë në krye të shtetit të Kosovës. Thaçi bashke me kryetarin e PDK-së Kadri Veseli dhe shefin të grupit parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi, janë dërguar për në Hagë./21Media
