Hasani: Do të fitojmë mbi 20 deputetë! Sali: Nëse i dëgjojmë të dy palët, parlamenti do të ketë mbi 200 deputetë

TË FUNDIT

Kandidati për depuetët në NJZ1 Ilir Hasani në Daily Click tha se është optimist që Fronti Europian do të fitojë shumë më tepër se mbi 20 deputetë. Nga aktivitet në terren ai thotë se ka parë mbështetje të madhe andaj edhe është shumë optimist.

“Qysh po paraqitem në hapje të shtabeve, po shoh eufori që më bën optimist që numri 20+ që e kam thënë se duhet me e hangër llafin, me e rrit edhe më shumë”, tha Ilir Hasani – Fronti Europian.

Nga ana tjetër kandidati për deputetë i koalicionit VLEN bekim Sali tha se nëse i dëgjon të dy palët, Kuvendi do të duhet të ketë 200 deputetë.

Gazetari: Kryetari i juaj Afrim Gashi në këtë studio tha se të fiton mbi 20 deputetë.

“z.Gashi është i atij qëndrimi që ne do të duhet të luftojmë që të kemi mbi 20 për t’i implementuar të gjitha politikat që i premtojmë tani, natyrisht këtu janë edhe partitë tjera politike që garojnë me numra të mëdha dhe nëse i dëgjojmë të gjitha anët, me siguri Parlamenti do të duhet të ketë mbi 200 deputetë, mirëpo numrat real i shohim ditën e votimit”, tha Bekim Sali – VLEN .

Ndryshe zyrtarisht fushata zgjedhore e zgjedhjeve parlamentare fillon më 18 prill, ndërsa zgjedhjet mbahen më 8 maj.