Dhjetëra banorë të rrugës “Alija Avdoviq” në Hasanbeg të Shkupit ka dalë në rrugë.
Protestojnë për të shprehur revoltën për problemet me furnizimin me energjinë elektrike.
Ata për TV21 thonë se kanë ndërprerje të shpeshta të rrymës, edhe pse rrymëmatësit tashmë i kanë në shtyllat elektrike, jashtë shtëpive.
Thonë se problemin tashmë e kanë paraqitur në EVN, por asnjë përgjigje dhe reagim nga ana e tyre.
“Na i nxorën jashtë orët e rrymës që 5 vjet, që të ketë rrymë e mos të ndalet. Që 5 vjet kemi kështu probleme. Krejt i paguajnë me rregull. Le të vinë, le të kontrollojnë, ne duam rrymë sepse që 10 ditë kemi probleme. Ka ndërprerje dhe ndonjëherë edhe ndalet krejt”, tha një banor.
TV21 kërkoi qëndrim nga EVN-ja, por deri në këto momente pa përgjigje./TV21


