“Harxhimet e rrymës janë rritur nga 100% deri 470%”/ Oda Ekonomike takon biznesin, qajnë hallet për krizën energjetike

TË FUNDIT



Oda Ekonomike organizoi takim pune me sektorin e biznesit ku të njëjtët mund të shpalosnin kritikat dhe vështirësitë me të cilat përballen e të cilat janë shkaktuar nga kriza energjetike. Drejtoresha operative e Odës Ekonomike, Biljana Peeva Gjuriç  para të pranishmëve shpalosi anketën për humbjet e kompanive nga kriza energjetike. Ajo njoftoi se kanë qenë të parët të cilët kanë reaguar dhe kanë kërkuar ndihmë nga autoritetet. Oda Ekonomike ka kërkuar të rritet volumi i prodhimit vendor i rrymës dhe të merren shembuj nga rajoni me qëllim që të mos lejohet shok i ri te kompanitë.

Oda Ekonomike ishte ajo e cila apelonte të rritet prodhimi vendor, të bëhen ndryshime në ligjin për ndërtim, të cilat u bënë nevojë reale si rezultat i rritjes së volumit të investimeve që e planifikonte sektori privat në pjesën e ndërtimit të fotovoltaikëve. Të parandalohen keqpërdorimet nga ana e subjekteve të cilat kalonin nga furnizimi universal ndërsa plotësonin kushtet për në tregun e lirë”, tha Biljana Peeva Gjuriç – Drejtoreshë operative e Odës Ekonomike.

 Kryetari i Asociacionit Energjetik të Maqedonisë, Koço Angjushev bëri me dije se çmimi i energjisë elektrike vite me radhë ka filluar të variojë me përqindje të lartë ndërsa u bëri thirrje kompanive të përshtaten me këtë realitet.

Gjendja e re është se kur më herët flisnim për lëvizjen e çmimit gjatë ditës ose gjatë vitit, gjatë ditës nuk flisnim për lëvizje më të lartë të çmimit prej 10 deri 15% ndërsa gjatë vitit nuk flisnim gjithashtu për lëvizje më të lartë se 10%. Ky është realiteti i ri dhe ne duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë realitet. Ne duhet të kemi strategji si shtet se si të mbrohemi nga ky realitet i ri”, pohoi Koço Angjushev – Kryetar i AEM.

Aleksandar Geçev nga IGM Trejd u ankua se pushteti ka futur duart në çdo cep të funksionimit të biznesit dhe për këtë kompanitë kanë frikë të ankohen.

Pse nuk kemi ekonomi të pavarur, sepse shteti ka futur duart në çdo cep të biznesit. Kur flasim për partneritet publiko-privat, subvencione, tenderë publikë, ekonomia e humbë pavarësinë. Të gjithë kanë frikë të kritikojnë sepse kanë frikë nga pasojat”, tha Aleksandar Geçev – IGM Trejd.

Kryetari i Odës Ekonomike Branko Azeski ankohet nga pushteti se vazhdimisht po tentojnë të heshtin temën e energjetikës por thekson se harxhimet energjetike janë pika e dytë e çdo kompanie.

Deri kur do të qëndrojmë si gjel të na presin kokën? Dhe pastaj ne qenkemi fajtorë. Pse jemi fajtorë? Ne asgjë nuk kemi marrë pjesë dhe në fund çmimin e paguam ne dhe tani duheshka të jemi konstruktiv. Mosni ashtu tani nuk është koha kemi probleme tjera me kushtetutën mosni tani përsëri me rrymën. Jo, për rrymën çdo javë! Kjo është pika e dytë në listën e harxhimeve te çdo kompani”, pohoi Branko Azeski – Kryetar i Odës Ekonomike.

Sektori i biznesit gjithashtu bëri thirrje që të ulen harxhimet doganore për importimin e baterive, fotovoltaikëve dhe mjeteve tjera sepse dallimi me vendet evropiane është tejet i lartë.