HARTË DIGJITALE PËR PERSONA ME NEVOJA TË POSAÇME, EMA I GËZOHET LAJMIT, DO TË MUND TË ECË MË LIRSHËM

TË FUNDIT

Ema Ananievska është pianiste е diplomuar në Fakultetin e Arteve Muzikore në Shkup. Jeta e përditshme e vajzës 24 vjeçare është tërësisht e fokusuar në dashurinë e saj të madhe për muzikë dhe piano. Ајо sot iu gëzua një lajmit se në Maqedoninë e Veriut do të vendoset në funksion hartë digjitale për nevoja të posaçme, e cila do t’i ndihmojë asaj në lëvizjen e saj.

“Unë kur u regjistrova në shkollën fillore nuk kisha kurrfarë qasje në sferën e teknologjisë. Nuk mundesha vetë të përdori kompjuter apo telefon. Kjo shumë më ka frustruar duke parë të gjithë rreth meje që të gjithë përdornin kompjuterë e me telefon e sa me lehtësi komunikojnë”, u shpreh Ema Ananievska.

Benxhamin Perks nga UNICEF u bëri thirrje të gjithë atyre të cilat kanë dëshirë të kontribuojnë në krijimin e hartës digjitale të marrin pjesë.

“Krijimi i një hartë digjitale që do të lejojë qasje në më shumë shërbime në jetën e përditshme. Jo vetëm për njerëzit që përdorin karrocat, por qasje të plotë për të gjithë personat me aftësi të kufizuara”, tha Benxhamin Pers nga UNICEF.

Nikolla Ljushev nga fondacioni Telekom për Maqedoninë, tha se deri në fund të këtij viti planifikohet të jetë gati harta digjitale.

“Ne besojmë se do të kontribuojë në kapërcimin e këtyre sfidave jetësore që fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara kanë në jetën bashkëkohore. Ne nuk kemi iluzion se do t’i zgjidhim plotësisht problemet që i kemi në shoqëri, por besojmë se do të jemi një shembull i shkëlqyer”, theksoi Nikola Ljushev nga Fondacioni Telekom për Maqedoninë.

Ndryshe Fondacioni Telekom për Maqedoninë dhe UNICEF-i kanë firmosën  partneritet për t’i zgjeruar mundësitë për përfshirjen e fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara në shoqërinë digjitale. Partnerët, së bashku me të rinjtë, do të krijojnë zgjidhje digjitale inovative për qasje më të mirë në arsim dhe përfshirjen e njerëzve me aftësi të kufizuara në komunitet.

Përgatiti: Arbana Q.Klimenta