Haradinaj thotë se Merkel i njeh nevojat e Kosovës

TË FUNDIT

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, vlerësoi se kryesimi gjerman me Këshillin e BE-së, që fillon sot, është lajm i mirë për qytetarët e Kosovës.

“Gjermania ka mbështetur vazhdimisht pavarësinë dhe shtet-ndërtimin e Kosovës, kështu që kryesimi i aleatëve të BE-së, siç është Gjermania, është lajm i mirë për popullin e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Fejsbuk.

Ai shtoi se kancelarja Merkel i kupton nevojat e Kosovës, transmeton Kosova onllajn.

Haradinaj tha se nuk kishte dyshim se gjatë kryesimit së Gjermanisë me BE-në, “energjia e re” do të përfundonte procesin e liberalizimit të vizave dhe do të përmirësonte proceset e integrimit evropian./MIA