Sekretari i shtetit të Vatikanit për vizitë në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar sekretarin e shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin, ku ka shprehur zotimin për avancimin e partneritetit dhe duke kërkuar njëkohësisht njohjen nga Selia e Shenjtë.
Haradinaj ka shkruar në “Facebook” se ndjehet i nderuar me vizitën që kardinali po i bënë Kosovës, e cila është një dëshmi e përkushtimit të përbashkët për avancimin e marrëdhënieve bilaterale me shtetin e Vatikanit.
“Kosova dhe populli i saj, ndër shekuj kanë dëshmuar vlera perëndimore dhe sot jemi të përkushtuar si shtet në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe lirisë fetare në vend. Këtë përkushtim ia shpreha edhe Sekretarit Parolin, duke shprehur zotimin tonë, për avancimin e këtij partneriteti dhe duke kërkuar njëkohësisht njohjen nga Selia e Shenjtë”, ka shkruar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Parolin do të qëndrojë për vizitë tre ditore në Kosovë./21Media
