Haradinaj shkon për ngushëllime te babai i Liridona Ademajt

TË FUNDIT

Kryetari i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkuar për ngushëllie në familjen e Liridona Ademajt e cila u vra para tri ditësh.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook tha se lehtësimi për familjen e për shoqërinë vjen vetëm nga puna e mirë e organeve të rendit dhe drejtësisë.

“Sot bashkë me kryetarin Ardian Gjini dhe bashkëpunëtorë qëndrova në familjen e Hajdar Ademaj, në fshatin Rracaj, për t’i shprehur ngushëllime për vajzën, Liridonën, edhe pse në një rast si ky fjalët nuk kanë peshë.Lehtësimi për familjen e për shoqërinë vjen vetëm nga puna e mirë e organeve të rendit dhe drejtësisë.Forcimi i mëtejmë i shtetit ligjor është parakusht që të mos ketë vend më për krime si ky kurrë më në shoqërine tonë.”, shkroi ai në Facebook.

Tre të dyshuarit për planifikimin dhe vrasjen e Liridonës janë arrestuar të premten nga policia disa orë pas varrimit të të ndjerës.

Bashkëshorti i Liridonës, Naimi dhe dorasi me iniciale G.P., janë arrestuar dje, pas një aksioni të policisë ku u kryen dy bastisje në Gjakovë

“Gjatë këtij aksioni është sekuestruar edhe një armë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast..”

Po ashtu, dje u arrestua edhe personi i tretë me iniciale K.K., i cili dyshohet të jetë i përfshirë në rast./21Media