Ditë më parë deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albena Reshitaj e mbështeti me votë zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente.
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në një konferencë për media tha se veprimin e Reshitajt pro Osmanit e shohin si pjesë të procesit të “trafikimit të votave”.
“Nuk na vjen mirë të them të drejtën”, u shpreh Haradinaj.
Ai tutje tha se AAK-ja ende nuk kanë paraparë ndonjë vendim lidhur me pozitën e Albena Reshitajt në parti./21Media
