Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka komentuar kërkim faljen nga ministri i Financave, Hekuran Murati ndaj të gjithë luftëtarëve të UÇK-së, duke thënë mirë që ka kërkuar falje edhe pse nuk mjafton.
Haradinaj ka shkruar në Facebook se në vend që t’i numërojë dëshmorët dhe martirët e kombit tonë, ai i kishte njeh 300 ushtarët e vrarë serbë.
“Ai duhet me e ditë që Serbia nuk e ka treguar krejt dëmin e pësuar. Serbia është jashtë Kosovës ministër, e ty Zoti ta qoftë sabrin për këtë humbje serbe”, ka shkruar ai.
