Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se partia e tij do të garojë e vetme në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe nuk do të hyjë në asnjë koalicion parazgjedhor.
“Do të garojmë vetëm në këto zgjedhje nuk do të shkojmë në koalicione. Kemi një vlerësim për figurën e zotit Konjufca dhe është e vërtetë kjo. Krijimi i një qeverie është proces tjetër. Kushdo që merr përgjegjësitë e merr përsipër t’i sigurojë votat. Ne nuk kemi pasur propozim ose kërkesë nga VV-ja për çfarëdo bashkëpunimi, ka kërkesa për takime por nuk mendoj që takimet janë diçka që ia vlen. Po lutemi për zgjedhje te reja sa me shpejt”, tha Haradinaj.
