Haradinaj i bindur në mbështetjen e Francës për liberalizimin e vizave!

TË FUNDIT

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot pati një takim të rregullt me ambasadorin francez, Didier Chabert.

Kreu i Qeverisë tha se në këtë takim diskutuan aspekte të ndryshme të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, gjendjen aktuale politike e ekonomike të Kosovës, avancimin e agjendës së reformave evropiane, si dhe për takimin në Paris më 1 korrik.

Kryeministri përmes një postimi në “Facebook” u shpreh optimist sa i përket mbështetjes së Francës për liberalizimin e vizave.

“Pas Takimit të Nivelit të Lartë të Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Berlin, jemi të bindur për mbështetjen e shtetit francez për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj./21Media