Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se përmes protestave mund të ndryshojë Kosova.
Haradinaj, në një intervistë për televizionin publik, ka thënë se AAK-ja vazhdon t’i qëndrojë prapa deklaratës se kjo parti nuk do të jetë pjesë e protestave që do ta “kallin” Kosovën.
“Protesta është mënyra adekuate dhe ne shpresojmë që përmes protestës do të ndryshojë Kosova. Jemi në diskutime të vazhdueshme për me pengu degradimin e mëtejmë të vendit për shkak të qeverisjes së dobët. Deklarata e djeshme ishte shumë precize, ne nuk dojmë me kallë Kosovën. Në rast se e kallim Kosovën ne asgjë nuk kemi ndryshuar për mirë”, ka thënë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Sipas tij, të mërkurën Kryesia do të ndërmarrë veprime për protesta në vend.
Në këtë takim do të përpunohet edhe strategjia e bashkëpunimit me subjekte të tjera politike ose përfaqësues të shoqërisë civile e grupeve të tjera të interesuara, që vendosin që të jenë “pjesë e një fronti të përbashkët kundër degradimit të Kosovës”
