Haradinaj: Dita e sotme na gjen krenarë, por jo arrogantë

TË FUNDIT

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se deri më 14 nëntor, ky subjekt i dha Kosovës një pjesë të historisë së suksesit, transmeton TV21.

Tutje, ai ka thënë se “dita e sotme i gjen krenarë, por jo arrogantë, fitues të zgjedhjeve në një numër të konsiderueshëm, por njëkohësisht shërbëtorë të interesave të qytetarëve”.

Hartadinaj në një status në rrjetin social, Facebook, ka uruar kryetarët që fituan zgjedhjet duke shtuar se do të jenë shërbetorë të interesave të qytetarëve.

“Deri më 14 nëntor, Aleanca i dha Kosovës një pjesë të historisë së suksesit. Shumë të arritura të rëndësishme të Republikës sonë, pavarësimi energjetik, Ushtria, Ligji për Kryeqytetin, taksa 100% e të tjera, tregojnë qëndrueshmërinë tonë dhe forcën për të qenë gardian të interesit qytetar.

Dita e sotme na gjen krenarë por jo arrogantë, fitues të zgjedhjeve në një numër të konsiderueshëm por njëkohësisht shërbëtorë të interesave të qytetarëve. Janë mbi 96 mijë vota për Aleancën dhe pesë komuna ku do të udhëheqim, Gjakova, Suhareka, Rahoveci, Deçani dhe Klina, e jemi në pritje të fitores edhe në Junik. Janë afër 300 mijë qytetarë, që jetojnë në komunat ku ne do të qeverisim, që presin nga ne që të bashkëqeverisin dhe të rrisin cilësinë e jetës së tyre”, ka shkruar mes tjerash kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

AAK në këto zgjedhje ka siguruar fitore në 5 komuna: Gjakovë, Klinë, Deçan, Rahovecë dhe Suharekë. /21Media