Haradinaj: Besoj se do të gjejmë zgjidhje në koalicionin për president të ardhshëm të Kosovës

TË FUNDIT

Lideri i Aleancës për Kosovën (AAK) Ramush Haradinaj deklaroi se është i bindur që me partnerët  në koalicionin qeveritar, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Iniciativa Socialdemokrate (Nisma), do të gjejnë zgjidhje për president të ri të Kosovës, prejse  presidentit aktual  Hashim Thaçi do t’i ndërpritet mandati.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas takimit të sotëm  me liderët e LSD-së dhe Nismës, Isa Mustafa dhe Fatmir Limaj, Haradinaj refuzoi të përgjigjet  nëse partia e tij  do ta lëshojë Qeverinë  e kryeministrit Avdullah Hoti (LDK) nëse koalicioni nuk pranon  ai të bëhet president i ardhshëm i shtetit.

Presidentit aktual të Kosovës Hashim Thaçi mandati pesëvjeçar i skadon  në maj të vitit të ardhshëm,  por ai paralajmëroi se edhe para asaj  do të japë dorëheqje  nëse Gjykata Ndërkombëtare për Kosovën, selia e së cilës është në Hagë, e konfirmon akuzën kundër tij për krimet  në luftë  dhe pas saj në Serbi në vitet 1998-99.

Një pjesë e mediave prishtinase publikuan në tekst se ditën e nesërme pritet tribunali i Hagës  ta shpallë vendimin nëse kundër Thaçit dhe liderit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)  dhe ish kryeparlamentar Kadri Veseli, do të ngritet akuzë, siç kërkon  prokuroria speciale në korrniza të gjykatës.

Haradinaj pas takimit të sotëm me partnerët e Koalicionit, të mbajtur në Kuvendin e Kosovës, deklaroi se beson që  akuza kundër Thaçit dhe Veselit, si një ndër themeluesit dhe udhëheqësit e  UÇK-së, nuk do të ngritet.