Haradinaj ashpërson retorikën kundër Kurtit, me reagim të ri

TË FUNDIT

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ashpërsuar retorikën kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Tani, ka reaguar ndaj deklaratës së fundit të zëdhënësit të Qeverisë për marrëveshjen e nënshkruar në Uashington, në kohën e qeverisjes së udhëhequr nga Avdullah Hoti.

“Qeveria Kurti paska deklaruar se e vetmja marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që është nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, qenka juridikisht e pavlerë! Nëse Kryeministri, nuk e përgënjeshtron këtë deklaratë të zëdhënësit të tij, ai merr gjithë përgjegjësinë e rrezikimit të partneritetit strategjik me Amerikën që është jetik për Kosovën. Këtë nuk do të mund ta bëjë askush, asnjë qeveri e asnjë kryeministër”, shkroi Haradinaj në profilin e tij në Facebook./TV21