Haraçina sonte në debatet zgjedhor në TV21

TË FUNDIT

Në debatet për zgjedhjet lokale që po organizohen nga TV21, sonte do të jetë Haraçina.

Për të marrë pjesë në këtë debat janë ftuar të gjithë kandidatët për kryetar komune.

Vetëm dy prej tyre kanë konfirmuar ardhjen: Naim Sinani nga Aleanca për Shqiptarët dhe Ridvan Ibraimi nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Kryetarja aktuale që po garon edhe për mandatin e dytë nga radhët e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Milikije Halim nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen.