Pas çeljes zyrtarisht të grupit të parë të kapitujve të negociatave me Bashkimin Europian, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një status në rrjetin social Facebook ka shkruar se Shqipëria 2030 do të ngrejë flamurin e Skenderbeut e të Ismail Qemalit në oborrin e BE-së në Bruksel.
“Mirëmëngjes dhe me krenarinë e një dite të paharrueshme, ku Shqipëria u ul plot dinjitet në tryezën e bisedimeve për anëtarësim me Europën e Bashkuar, me të gjithë forcën e të vërtetave të arritjeve të mundimshme të këtyre viteve, të cilat morën të gjithë vlerësimin e merituar më në fund, si edhe me bindjen më të fortë se kurrë se Shqipëria 2030 do të ngrejë flamurin e Skënderbeut e të Ismail Qemalit në oborrin e Familjes së Europës së Bashkuar në Bruksel, ju uroj të gjithëve një ditë të re të gëzuar”, shkruan Rama.
