Hapet tenderi për mbikëqyrjen e punëve në Korridorin 8, aplikojnë tre kompani

TË FUNDIT

Hapet tenderi i ri për përzgjedhjen e kompanisë për mbikëqyrjen e punës në ndërtimin e Korridorit 8, përcjell TV21. Kanë aplikuar tre kompani.

(1) Kompania “INGEROP CONSEIL ET INGENIERIE” ka konkurruar me 1.106.040.600 denarë.

(2) Kompania “IRD ENGINEERING” ka aplikuar me ofertë prej 1.374.304.070 denarëve.

(3) Kompania “HILL INTERNATIONAL” ka aplikuar me ofertë prej 1.533.721.722 denarë.

N.P. “Rrugët Shtetërore” ka afat prej 40 ditëve të përzgjedhë njërën prej 3 ofertave për mbikëqyrje të Korridorit 8.

Ndryshe, më herët ndërmarrja publike për “Rrugë Shtetërore” anuloi tenderin në të cilin ishte përzgjedhur kompania IGH nga Kroacia për të mbikëqyrur ndërtimin e autostradave të Korridorit 8, por tenderi u anulua, për shkak se, siç bëri të ditur zv/kryeministri Artan Grubi, u zbulua se kompania kroate IGH kishte lidhje me para ruse.

Në tenderin e parë kishte aplikuar edhe kompania amerikane HILL, e cila nuk fitoi pasi nuk kishte dhënë garanci bankare në vlerë prej 2.6 milionë eurove./tv21.tv