Hapet panairi i veshjeve tradicionale në Tetovë

TË FUNDIT

Në qytetin e Tetovës është hapur Panairi i tretë i radhës me veshje dhe punime të traditave shqiptare, me motive të trojeve kombëtare, ku po marrin pjesë shoqata nga Shqipëria, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia. Ata kanë prezantuar në këtë panair veshjet, mbulesat e vjetra, veshje nusërie, monedha antike, si dhe punime druri me motive kombëtare.

Qytetarë nga Tetova kishin dalur për të vizituar këtë panair, ndërsa shpreheshin se ata po rikthejnë në kujtime të vjetra duke i përkujtuar ata në traditat e veshjeve tradicionale, nga të gjitha trojet shqiptare.

Panairi po  organizohet nga shoqata e artistëve dhe artizanëve Globus Art nga Ulqini në bashkëpunim me komunën e Tetovës. Ai do të jetë i hapur edhe ditën e nesërme për ta vazhduar karvanin e tyre në qytetin e Gostivarit.

Zimer Jashari